Telegrafi

Notat e lojtarëve, Roma 0-2 Atalanta: De Roon, Freuler dhe Zapata bëjnë diferencën

Rafael Toloj e Edin Dzeko . (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

Roma ka dëshpëruar në shtëpi duke humbur nga Atalanta me rezultat 2-0, me golat që u shënuan në pjesën e dytë.

Atalanta me këtë fitore kalon në pozitën e tretë me 10 pikë, ndërsa Roma bie në vendin e pestë me 8 pikë.

Te Roma paraqitje të mirë kishte Leandro Spinazola (7.1), që u notua më lartë.

Dështim i ndeshjes ishte portieri Lopez me 5.3.

Lexo po ashtu Bie Roma, Atalanta fiton në Olympico

Te Atalanta kishte disa lojtarë që u paraqitën mirë, duke filluar nga De Roon që u notua me 8.3.

Pas tij vijnë  Remo Freuler (8.1) dhe Duvan Zapata (7.9) që kishin paraqitje të mirë. /Telegrafi/ 

Notat e lojtarëve të Romës

Notat e lojtarëve të Atalantas