Roma është nënshtruar në terren të vet nga Sampdoria në xhiron e 22-të të kampionatit italian, Serie A.
Skuadra mysafire është vlerësuar me notë të përgjithshme mesatare prej 7.25, kurse ajo vendase ka marrë notën 6.69.
Më i miri të vendasit ishte portieri Alisson Becker (8.3), ndërkohë që Alessandro Florenzi ka marrë notën më të ulët (6.0) sidomos për shkak të humbjes së penaltisë.
Portieri i Sampdorias, Emiliano Viviano, ka marrë notë maksimale (10), meqenëse pos që e mbrojti një penalti, bëri edhe disa pritje mbresëlënëse duke qenë vendimtar në fitoren e skuadrës së tij.
https://www.youtube.com/watch?v=qj-73TSXo2s
Natyrisht se është veçuar edhe golashënuesi i vetëm, Duvan Zapata (8.3), derisa sulmuesi Gianluca Caprari ka marrë notën më të ulët te vizitorët (6.3).
Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:
/Telegrafi/