Telegrafi

Notat e lojtarëve: Real Sociedad 0-1 Barcelona, Ter Stegen mbajti portën të paprekur

(Foto: Twitter/FC Barcelona)

Barcelona i ka marrë pikët në ndeshjen e javës së 33-të në La Liga si mysafir i Real Sociedadit.

Krahas fitores, katalunasit bënë edhe paraqitje më të mirë se ekipi nikoqir, ashtu që kanë marrë notë mesatare më të lartë se kundërshtari.

Portieri Marc-Andre ter Stegen, i ndjekur nga Frenkie de Jong e Ferran Torres, janë futbollistët me vlerësimet më të larta në këtë takim.

Lexo po ashtu Barca rikthehet te fitorja ndaj Sociedadit dhe rimerr pozitën e dytë

Paraqitje solide e anësorit shqiptar, Adnan Januzaj, ndërsa portieri vendas, Alex Remiro dhe sulmuesi Alexander Isak, kanë marrë notat më të ulëta.

Në vijim, SofaScore ka bërë vlerësimin e plotë të lojtarëve të të dyja skuadrave në takimin Real Sociedad 0-1 Barcelona. /Telegrafi/