Real Madridi ka kaluar në finale të Ligë së Kampionëve, pasi e ka eliminuar Bayern Munichun me rezultat të përgjithshëm 4-3.
Një përballje që në qendër të vëmendjes kishte të dy portierët, njërin për mirë e tjetrin për keq.
Keylor Navas është lojtari i ndeshjes duke marrë notën 9.0.
Në anën tjetër edhe shënuesi i dy golave për mbretërit, Karim Benzema është vlerësuar lartë me 8.5.
Lojtarët me notën më të ulët te Reali ishin Ramos dhe Asensio me 6.6.
Në anën tjetër lojtari më i vlerësuar i Bayernit ishte Joshua Kimmich me 8.6 i përcjell nga James Rodroguez me notën 8.0.
Portieri Ulreich ishte fytyra tragjike e ndeshjes, duke gabuar rëndë në golin e dytë dhe për këtë është notuar me 5.6.
Real Madridi do të shkojë në finalen e Kievit. /Telegrafi/