Telegrafi

Notat e lojtarëve, Real Madrid 1-2 Levante: Notat e Bardhit dhe të tjerëve

Real Madridi ka pësuar humbje në shtëpi ndaj Levantes me rezultat 2-1 në kuadër të javës 20-të në La Liga.

Eder Militao u ndëshkua me karton të kuq, pas ndërhyrjes së gjyqtarit në VAR dhe u vlerësua si lojtari më i dobët i ndeshjes me 5.3.

Më i miri në fushë ishte portieri Thibaut Courtoi, që u vlerësua  me 8.3, pas pritjes së penalltisë dhe disa goditjeve tjera.

Enis Bardhi edhe pse u fut në pjesën e dytë ishte prej më të mirëve te Levante duke u notuar me 7.1, pasi asistimi i tij solli fitoren.

Real Madridi mbeti në pozitën e dytë me 40 pikë, shtatë më pak se Atletico Madridi që ka edhe dy ndeshje më parë, ndërsa Levante ngjitet në pozitën e nëntë me 27 pikë.

Notat e lojtarëve të Real Madridi

Notat e lojtarëve te Levante

/Telegrafi/