Real Madridi ka pësuar humbje në shtëpi ndaj Levantes me rezultat 2-1 në kuadër të javës 20-të në La Liga.
Eder Militao u ndëshkua me karton të kuq, pas ndërhyrjes së gjyqtarit në VAR dhe u vlerësua si lojtari më i dobët i ndeshjes me 5.3.
Më i miri në fushë ishte portieri Thibaut Courtoi, që u vlerësua me 8.3, pas pritjes së penalltisë dhe disa goditjeve tjera.
Enis Bardhi edhe pse u fut në pjesën e dytë ishte prej më të mirëve te Levante duke u notuar me 7.1, pasi asistimi i tij solli fitoren.
Real Madridi mbeti në pozitën e dytë me 40 pikë, shtatë më pak se Atletico Madridi që ka edhe dy ndeshje më parë, ndërsa Levante ngjitet në pozitën e nëntë me 27 pikë.
Notat e lojtarëve të Real Madridi
Notat e lojtarëve te Levante
/Telegrafi/