Telegrafi

Notat e lojtarëve: Real Madrid 7-1 La Coruna, CR7 dhe Bale të papërmbajtshëm (Foto)

Real Madridi ka fituar me rezultat të thellë 7-1 ndeshen e luajtur në shtëpi ndaj Deportivo La Corunas e vlefshme për javën e 20-të të La Ligas.

Skuadra e drejtuar nga Zinedine Zidane ka gjetur fitoren pas tri ndeshje pas të, pasi kanë fituar në Santiago Bernabeu ndaj La Corunas.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Nacho Fernandez (32′, 88′), Gareth Bale (42′, 58′), Luka Modric (68′) dhe Cristiano Ronaldo (78′, 84), ndërsa për mysafirët shënoi Adrial Lopez (23′).

Lexo po ashtu Real Madridi rikthehet te fitoret në La Liga, shkatërron La Corunan (Video)

Lojtari më i vlerësuar në këtë ndeshje ishte pikërisht sulmuesi portugez, Ronaldo, i cili mori notë maksimale 10.

Në anën tjetër, nota më e ulët në këtë ndeshje shkoi për sulmuesin mysafirë, Florin Andone, i cili u vlerësua me notë 5.2. /Telegrafi/

Real Madrid:

Paraqitje të lartë patën edhe Marcelona, Nacho e Casemiro

La Coruna:

Dështuan edhe One, Schar dhe Juanfran