Telegrafi

Notat e lojtarëve: Real Madrid 3-2 Huesca, fantastiku Benzema

Karim Benzema (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Real Madridi e ka fituar dramën kundër Huescas me rikthim nga disavantazhi në ndeshjen e javës së 29-të në La Liga.

Duke qenë skuadra fituese, Los Blancos kanë marrë notë mesatare pakëz më të lartë (6.89) në krahasim me ekipin kundërshtar (6.65).

Lexo po ashtu Reali fiton dramën ndaj Huescas

Nuk ka dyshim për lojtarin më të mirë në këtë ndeshje, ai është Karim Benzema (9.0), i cili ishte i përfshirë në të tre golat e Los Blancos.

Falë insistimit të tij, u shënua goli i parë. I dyti u realizua pas asistimit nga francezi. Ndërsa të tretin e shënoi vet.

Lojtari me notën më të ulët në këtë ndeshje është mbrojtësi i Huescas, Jorge Pulido (5.7).

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Real Madridit (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Huescas (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/