Real Madridi është treguar i fuqishëm për Romën në kryendeshjen e mbrëmjes së dytë në kuadër të xhiros së parë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.
Për paraqitjen e tyre, Los Blancos janë vlerësuar me notë mesatare 7.48, kurse nota mesatare e Giallorossëve është 6.43.
Isco ishte lojtari më i mirë në këtë ndeshje i vlerësuar me notën 8.9.
Pas tij, renditen mesfushorët Luka Modric (8.4), Casemiro (8.0) dhe Toni Kroos (8.0).
Edhe pse i pranoi tre gola, portieri Robin Olsen ka marrë notën më të lartë te Roma (7.7), pasi nuk e lejoi një humbje akoma më të thellë.
Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:
/Telegrafi/