Telegrafi

Notat e lojtarëve, Real Madrid 3-0 Alaves: Benzema më i miri në fushë

Real Madridi ka shënuar fitore ndaj Alaves me rezultat 3-0 në kuadër të javës së 25-të në La Liga.

Pjesa e parë nuk solli gola, ndërsa në të dytën shënuan Marco Asensio, Vinicius Junior dhe Karim Benzema.

Pikërisht ky i fundit ishte lojtari më i mirë i ndeshjes me notën 8.4.

Casemiro ishte pas tij me një notë prej 7.8.

Paraqitje të mirë kishin edhe Luka Modric dhe Asensio që u vlerësuan me notën 7.6.

Notat e lojtarëve

/Telegrafi/