Site icon Telegrafi

Notat e lojtarëve: Real Madrid 2-1 Atletico Madrid, dështon Courtois

Real Madridi ka triumfuar 2-1 në ndeshjen e parë përballë Atletico Madridit në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.

Golat për Los Blancos i shënuan Rodrygo dhe Brahim Diaz, ndërsa për Los Cholchoneros realizoi Julian Alvarez.

Real Madridi ishte ekip më i mirë dhe mori notën e përgjithshme 7.10, derisa Atletico Madridi u vlerësua me 6.79.

Lexo po ashtu Mbyllet derbi madrilen me tri super gola: Real Madridi triumfon minimalisht përballë Atleticos në duelin e parë

Lojtari i derbit madrilen ishte Brahim Diaz, që u notau me 7.9.

Në anën tjetër, dështimi i kësaj ndeshje doli të ishte Thibaut Courtois, që u vlerësua me 6.4.

Notat e lojtarëve të tjerë të të dyja skuadrave:

/Telegrafi/

Exit mobile version