Telegrafi

Notat e lojtarëve, Real Madrid 0-0 Real Betis: Camavinga më i miri në fushë

Real Madridi dhe Real Betis kanë barazuar pa gola në ndeshjen e tyre mbyllëse të La Liga.

Edhe pse luajti vetëm një pjesë, Eduardo Camavinga ishte më i mirë në fushë me notën 7.9.

Francezi po vazhdon të magjeps me paraqitjet e tij te klubi mbretëror.

Eder Militao po ashtu u vlerësua lartë me notën 7.6.

Lojtari më i dobët në fushë ishte Juanmi me notën 6.0.

Notat e lojtarëve

/Telegrafi/