Telegrafi

Notat e lojtarëve: Real 2-1 Shakhtar, veçohet paraqitja e Rodrygos

(Foto: Twitter/Real Madrid C.F.)

Real Madridi e ka marrë fitoren e tretë në fazën grupore të Ligës së Kampionëve duke triumfuar përballë Shkahtar Donetskut.

Los Blancos bënë paraqitje më të mirë dhe si skuadra fituese kanë marrë notë më të lartë mesatare se ekipi kundërshtar.

Nota më e lartë te Los Blancos ka shkuar për Rodrygon, i cili ishte edhe golashënues edhe asistues.

Portieri Anatolii Trubin ishte lojtari më i mirë te ekipi ukrainas duke penguar pranimin e më shumë golave.

SofaScore ka bërë vlerësimin e plotë të lojtarëve të të dyja skuadrave në ndeshjen Real Madridit 2-1 Shakhtar Donetsk. /Telegrafi/