Telegrafi

Notat e lojtarëve: Real 1-1 Levante, Kovacic më i dobëti (Foto)

Real Madrid nuk ka mundur të triumfojë në xhiron e tretë të La Ligas. 

Madrilenët kanë barazuar para shikuesve të vetë kundër Levantes me rezultat 1-1.

Tashmë mediat kanë nxjerrë edhe vlerësimet e para të lojtarëve të të dyja ekipeve respektive.

Lojtari më i mirë në fushë ishte portieri Fernandez i Levantes, i cili morri notën 9.

Kovacic, i cili u paraqit në fundjavë edhe kundër përfaqësueses së Kosovës, ishte lojtari me notën më të vogël duke u vlerësuar me 6.

Ndryshe, ky ishte barazimi i dytë i madrilenëve pas atij të javës së kaluar kundër Valencias. /Telegrafi/

Real Madrid

Levante