Telegrafi

Notat e lojtarëve: Real 1-0 Granada, veçohet portieri Maximiano

(Foto: Twitter/La Liga Santander)

Real Madridi e ka kryer detyrën në përballjen ndaj Granadas duke marrë pikë të plota në sfidën e javës së 23-të në La Liga.

Duke qenë skuadra fituese, Mbretërit kanë marrë notë mesatare më të lartë se ajo e ekipit kundërshtar.

Vlerësimin më të lartë në takimin e zhvilluar në Santiago Bernabeu e ka marrë portieri mysafir Luis Maximiano (9.0) që pengoi humbjen më të thellë të ekipit të tij.

Lexo po ashtu Reali kryen detyrën ndaj Granadas dhe merr pikët

Te Los Blancos është vlerësuar golashënuesi, Marco Asensio (8.4), goli i të cilit ishte vendimtar për fitoren. Anësori shqiptar Myrto Uzuni ka marrë notën 6.9 në këtë sfidë.

SofaScore ka bërë vlerësimin e plotë të lojtarëve të të dyja skuadrave në ndeshjen Real Madrid 1-0 Granada. /Telegrafi/