Telegrafi

Notat e lojtarëve: RB Salzburg 1-1 Bayern, veçohet paraqitja e Coman

(Foto: Twitter/FC Bayern)

Bayern Munichu ia doli të merrte një barazim në fund të ndeshjes ndaj Red Bull Salzburgut në Ligën e Kampionëve.

Bavarezët që ishin mysafirë në Red Bull Arena bënë përpjekje më të mëdha, ashtu që kanë marrë notë mesatare më të lartë sesa ekipi vendas.

Te nikoqirët është veçuar portieri Philipp Kohn, i cili e mbajti portën të paprekur deri në minutën e fundit të kohës së rregullt kur edhe u dorëzua.

Lexo po ashtu Bayerni barazon në fund ndaj Salzburgut

Në anën tjetër, lojtari me vlerësimin më të lartë te vizitorët, por edhe në përgjithësi në ndeshje, ishte Kingsley Coman, i cili e shënoi golin e barazimit.

SofaScore ka bërë vlerësimin e plotë të lojtarëve të të dyja skuadrave në ndeshjen RB Salzburg 1-1 Bayern Munich. /Telegrafi/