Rasenball Sport Leipzig ka fituar 3-2 ndaj Manchester Unitedit në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Golat për skuadrën gjermane i shënuan Angelino, Amadou Haidara dhe Justin Kluivert, derisa për Djajtë e Kuq shënuan Bruno Fernandes dhe Paul Pogba.
RB Leipzig ishte skuadër më e mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 6.70, me Unitedin që u vlerësua 6.62.
Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë takim ishte Bruno Fernandes që u notua me 8.7.
Në anën tjetër, dështimi i kësaj sfide doli të ishte Victor Lindelof që u vlerësua me 5.8.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:
/Telegrafi/