Paris Saint-Germain ka triumfuar 5-2 ndaj Montpellier në kuadër të javës së dytë në Ligue 1.
Golat për parisienët i shënuan, Neymar me dy, Kylian Mbappe, Renato Sanches dhe një auto-gol nga Falaye Sacko, ndërsa për mysafirët realizuan Whabi Khaziri dhe Enzo Tchato.
PSG ishte ekip më i mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 7.18, me Montpellier që u vlerësua me 6.35.
Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë duel ishte Neymar, që u notua me 9.0.
Në anën tjetër, Sacko ishte padyshim dështimi i ndeshjes, duke u vlerësuar me 5.6.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:
/Telegrafi/