Telegrafi

Notat e lojtarëve, PSG 4-1 Club Brugge: Messi yll i ndeshjes

PSG ka shënuar fitore ndaj Club Brugge në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve me rezultat 4-1.

Golat për pariesienët në këtë ndeshje i shënuan Kylian Mbappe (2) dhe Lionel Messi (2).

Mats Rits ishte ai që gjeti rrjetën për skuadrën mysafire.

Lojtari më i vlerësuar në këtë ndeshje ishte Messi me notën 9.4.

Vetëm pak më poshtë se ai me vlerësim ishte Mbappe (9.2).

Notat e lojtarëve të PSG dhe Club Brugge

/Telegrafi/