Telegrafi

Notat e lojtarëve: PSG 3-0 Caen, vlerësim i lartë për lojtarët parisienë

Shumë skuadrat të mëdha pas Adrien Rabiot (Foto: Getty Images/Guliver)

Paris Saint-Germaini i ka shënuar tre gola në portën e Caen për ta nisur me fitore sezonin e ri në Ligue 1.

Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë sfidë është vlerësuar talenti Christopher Nkunku (8.5), i cili asistoi në njërin prej golave dhe bëri paraqitje shumë të mirë.

Golashënuesit Adrien Rabiot (7.8), Neymar (7.1) dhe Timothy Weah (7.0, si zëvendësues), po ashtu janë vlerësuar për paraqitjet e tyre.

Lexo po ashtu Me Buffonin në portë dhe Neymarin protagonist, PSG e nis mbarë sezonin e ri

Një notë e mirë (7.2) ka shkuar edhe për portierin Gianluigi Buffon, i cili debutoi në Ligue 1 duke e mbajtur portën të paprekur.

Paraqitjet individuale te Caen në përgjithësi nuk ishin të mirë, mirëpo zhgënjeu portieri Brice Samba me dy gabime që i kushtuan me gola.

Nota mesatare e skuadrës së PSG-së ishte 7.28, kurse ajo e Caen 6.19.

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Paris Saint-Germainit (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Caen (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/