Telegrafi

Notat e lojtarëve: PSG 0-0 Nice, spikatin Messi dhe portieri mysafir

(Foto: Twitter/OGC Nice)

Me gjithë sulmin e jashtëzakonshëm, Paris Saint-Germaini nuk ka arritur t’i shënojë gol skuadrës së Nice në Parc des Princes.

Meqenëse rezultati ishte i barabartë, notat mesatare janë të përafërta, ndërsa me një nuancë më të mirë ishin mysafirët.

Te vendasit ka spikatur Lionel Messi (7.9) me notën më të lartë, derisa te vizitorët paraqitje më të mirë ka pasur portieri Walter Benitez (8.0) që mbajti portën të paprekur.

Lexo po ashtu PSG nuk merr më shumë se një pikë ndaj Nice

Vlerësime jo të kënaqshme për Kylian Mbappe e Achraf Hakimi, megjithëse krijuan raste shënimi.

SofaScore ka bërë vlerësimin e plotë të lojtarëve të të dyja skuadrave në ndeshjen PSG 0-0 Nice. /Telegrafi/