Telegrafi

Notat e lojtarëve: Portugalia 2-2 Franca, shkëlqejnë Ronaldo dhe Benzema – zhgënjen Mbappe

(Foto: Twitter/ESPN FC)

Puskas Arena u zhvillua një prej ndeshjeve më të mira të fazës grupore të ‘Euro 2020’, ndërmjet Portugalisë dhe Francës.

Rezultati ishte i barabartë, mirëpo u shënuan katër gola, nga dy prej secilës skuadër.

Dy sulmuesit fantastikë, Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema, ishin protagonistët kryesore të takimit, pasi i shënuan golat e ekipeve të tyre.

Pikërisht dikur bashkëlojtarët te Real Madridi janë vlerësuar me notat më të larta në këtë takim.

Lexo po ashtu Kampionët luajnë baras – Franca kualifikohet si lider, Portugalia nga vendi i tretë

Në anën tjetër, ka mbetur nën hije anësori francez, Kylian Mbappe, i cili ka marrë notën më të ulët në këtë sfidë. /Telegrafi/