Në Puskas Arena u zhvillua një prej ndeshjeve më të mira të fazës grupore të ‘Euro 2020’, ndërmjet Portugalisë dhe Francës.
Rezultati ishte i barabartë, mirëpo u shënuan katër gola, nga dy prej secilës skuadër.
Dy sulmuesit fantastikë, Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema, ishin protagonistët kryesore të takimit, pasi i shënuan golat e ekipeve të tyre.
Cristiano Ronaldo and Karim Benzema hugging before half time
This is amazing!
https://t.co/FyMHtUa7EC— RM. (@rmdanalysis) June 23, 2021
Pikërisht dikur bashkëlojtarët te Real Madridi janë vlerësuar me notat më të larta në këtë takim.
Në anën tjetër, ka mbetur nën hije anësori francez, Kylian Mbappe, i cili ka marrë notën më të ulët në këtë sfidë. /Telegrafi/