Portugalia është në 1/8 e finales së Kampionatit Botëror pas fitores komode ndaj Uruguait.
Duke qenë skuadra fituese dhe falë paraqitjes më të mirë, ekipi evropian ka marrë notë mesatare më të lartë se kundërshtari jugamerikan.
Golashënuesi i dyfishtë, Bruno Fernandes, është futbollisti me vlerësimin më të lartë në këtë takim.
Nota më e ulët ka shkuar për portierin uruguaian, Sergio Rochet, i cili pranoi dy gola.
Në vijim është vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave në ndeshjen Portugalia 2-0 Uruguai. /Telegrafi/