Telegrafi

Notat e lojtarëve, Portugali 3-1 Zvicër: Natë magjike e Ronaldos që vlerësohet me notën 10-të

Cristiano Ronaldo. (Photo by Jan Kruger/Getty Images)

Portugalia e ka siguruar finalen në Ligën e Kombeve falë Cristiano Ronaldos që ka shënuar het-trik kundër Zvicrës (3-1).

Një ndeshje që ishte nën diktatin e super yllit botëror që nga këmbët e tij prodhoi edhe një natë magjike për tifozët e futbollit.

Ronaldo shënoi tri herë duke treguar edhe njëherë se mbetet super ylli i Portugalisë.

Cristiano Ronaldo . (Photo by Jan Kruger/Getty Images)

Ai është notuar me notën 10-të, maksimale.

Pas tij vjen Bernardo Silva me 8.3, i cili prodhoi një asistim dhe shumë depërtime.

Shaqiri dhe Rodriguez . (Photo by Jan Kruger/Getty Images)

Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka kanë marr nota të ulëta, pasi janë notuar me 6.5 dhe 5.6. /Telegrafi/