Portugalia e ka siguruar finalen në Ligën e Kombeve falë Cristiano Ronaldos që ka shënuar het-trik kundër Zvicrës (3-1).
Një ndeshje që ishte nën diktatin e super yllit botëror që nga këmbët e tij prodhoi edhe një natë magjike për tifozët e futbollit.
Ronaldo shënoi tri herë duke treguar edhe njëherë se mbetet super ylli i Portugalisë.
Ai është notuar me notën 10-të, maksimale.
Pas tij vjen Bernardo Silva me 8.3, i cili prodhoi një asistim dhe shumë depërtime.
Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka kanë marr nota të ulëta, pasi janë notuar me 6.5 dhe 5.6. /Telegrafi/