Porto ka regjistruar fitore të rëndësishme përballë Milanit në ndeshjen e raundit të tretë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.
Rossonerët pësuan humbjen e tretë nga po aq takime dhe kanë marrë notë më të ulët mesatare në krahasim me ekipi portugez.
Golashënuesi i vetëm në këtë takim, Luis Diaz (8.5), ka marrë notën më të lartë, duke qenë se e vendosi fituesin. Por, edhe asistuesi Mehdi Taremi është zgjedhur MVP i takimit.
Ndërkaq, nota më e ulët ka shkuar për sulmuesin e kuqezinjve, Rafael Leao (5.6).
SofaScore e ka bërë vlerësimi e plotë të lojtarëve të të dyja skuadrave në ndeshjen Porto 1-0 Milan. /Telegrafi/