Juventusi ka fituar si mysafir i Parmas me rezultat të thellë 4-0 në kuadër të javës së 13-të të Serie A.
Zonja e Vjetër e kishte marr seriozisht takimin, duke filluar me sulme që nga fillimi i ndeshjes.
Cristiano Ronaldo shënoi dy herë, ndërsa nga një gol e shënuan Dejan Kulusevski dhe Alvaro Morata.
Ky i fundit është zgjedhur lojtar i ndeshjes, fal edhe dy asistimeve, duke u vlerësuar me notën 9.4.
Pas tij vijnë Ronaldo me 9.0 dhe Rodrigo Bentancur me 8.8.
Te Parma pothuajse e gjithë skuadra mori vlerësime të ulëta.
Notat e lojtarëve të Parmas
Notat e lojtarëve të Juventusit
/Telegrafi/