Telegrafi

Notat e lojtarëve, Osasuna 0-2 Barcelona: Messi lojtar i ndeshjes

Barcelona ka vazhduar me formë të mirë në kampionat, duke e mposhtur Osasunan si mysafir me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 26-të në La Liga.

Një ndeshje që u dominua nga katalunasit në të shumtën e kohë, ku shënuan nga një gol në secilën pjesën.

Jordi Alba dhe Ilaix Moriba shënuan golat për Barcelonën në këtë takim, ndërsa në të dyja asistues ishte Leo Messi.

Argjentinasi ishte edhe lojtari i ndeshjes me notën 9.0.

Paraqitje të mirë kishin edhe Pedri dhe Jordi Alba sa i përket vlerësimeve.

Tani Barcelona ka 56 pikë, dy më pak se Atletico, por kryeqytetasit kanë dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Notat e lojtarëve

/Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore