Telegrafi

Notat e lojtarëve: Omonia 2-3 Man Utd, Rashford ylli i ndeshjes

(Foto: Twitter/UEFA Europa League)

Manchester Unitedi i është gëzuar fitores së dytë në fazën grupore të Ligës së Evropës duke fituar në udhëtim te Omonia.

Djajtë e Kuq bënë paraqitje më të mirë sesa ekipi qipriot, ashtu që kanë marrë notë mesatare shumë më të mirë se kundërshtarët.

I inkuadruar në pjesën e dytë, Marcus Rashford ishte fantastik me dy gola të shënuar dhe asistim të dhuruar. Nga lojtarët startues, Cristiano Ronaldo ka marrë vlerësim të lartë duke qenë asistues në njërin prej golave.

Krahu i djathtë i vendasve ka çaluar në këtë takim, ndërsa edhe portieri i skuadrës angleze, David de Gea ka marrë notë të ulët.

SofaScore e ka bërë vlerësimin e plotë të lojtarëve të të dyja skuadrave në ndeshjen Omonia 2-3 Manchester United. /Telegrafi/