Manchester City ka marrë vetëm një pikë në udhëtim te Newcastle United, pasi ndeshja përfundoi 2-2 në kuadër të javës së 14-të në Ligën Premier.
Golat për Newcastlen i shënuan, Jetro Williems (25’) dhe Jonjo Shelvey (88’), ndërsa për Citizens realizues ishin, Raheem Sterling (22’) e Kevin de Bruyne (82’).
Vendasit ishin skuadër më e mirë në fushë, derisa morën notën e përgjithshme 6.96, me Cityn që u vlerësua 6.65.
Lojtari me paraqitjen më të mirë ishte mesfushori belg që u notua me 8.5 shkaku i golit të shënuar.
Në anën tjetër, dështoi i këtij ballafaqimi ishte portieri i Manchester Cityt, Ederson, që u vlerësua me 5.7.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:
/Telegrafi/