Arsenali e ka filluar sezonin e ri me fitore në Ligën Premier, pasi e ka mposhtur Newcastle Unitedin në udhëtim me rezultat minimal 0-1.
Golin e vetëm në këtë përballje e realizoi Pierre-Emerick Aubameyang në minutën e 58-të, pas asistimit që pranoi nga Ainsley Maitland-Niles.
Arsenali ishte skuadër për një nuancë më e mirë, duke marrë notën e përgjithshme 6.83, ndërsa Neëcastle u vlerësua me 6.60, një diferencë e ngushtë mes dy skuadrave.
Lojtari me paraqitjen më të mirë në ndeshje ishte mbrojtësi i ‘The Gunners’, Maitland-Niles, që mori notën 8.4, pas asistimit që bëri në golin e shënuar nga sulmuesi gabonez.
Nga ana tjetër, lojtarë që kishin paraqitjen më të dobët ishin portieri i vendaseve, Martin Dubravka dhe sulmuesi, Miguel Almiron, që morën vlerësimin 6.0.
Paraqitja pozitive kishte edhe Granit Xhaka, që njëherësh ishte edhe kapiteni i Topçinjve, gjersa mori notën 7.0.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:
/Telegrafi/