Telegrafi

Notat e lojtarëve në barazimin e Napolit ndaj Udineses që e shpalli kampion të Serie A

(Foto: Getty Images)

Napoli ka marrë pikën e nevojshme si mysafir i Udineses për t’u shpallur kampion i Serie A për sezonin 2022/2023.

Duke qenë rezultati i barabartë, skuadrat kanë marrë notë mesatare të përafërt, me Partneopei që ishin me një nuancë më të mirë.

Dy golashënuesit Sandi Lovric dhe Victor Osimhen i kanë marrë vlerësimet më të larta në këtë takim.

Mbrojtësi vendas, Nehuen Perez dhe mesfushori vizitor, Tanguy Ndombele, i kanë marrë notat më të ulëta.

Qendërmbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani, ka marrë notë solide duke qenë ndër lojtarët më të mirë në ndeshje.

SofaScore sjell vlerësimin e plotë të futbollistëve të të dyja skuadrave në ndeshjen Udinese 1-1 Napoli. /Telegrafi/