Telegrafi

Notat e lojtarëve: Napoli 4-2 Ajax, vlerësohen golashënuesit

(Foto: Twitter/BT Sport)

Në një tjetër paraqitje të mrekullueshme, Napoli i ka marrë pikët ndaj Ajaxit për ta siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.

Falë fitores dhe lojës më të mirë, Partenopei kanë marrë notë mesatare më të lartë sesa skuadra holandeze.

Khvicha Kvaratskhelia në njërën anë dhe Steven Bergwijn në anën tjetër, janë lojtarët me paraqitjen më të mirë.

Portieri Remko Pasveer dhe qendërmbrojtësi Daley Blind janë futbollistët me notat më të ulëta në këtë takim.

SofaScore e ka bërë vlerësimin e plotë të lojtarëve të të dyja skuadrave në ndeshjen Napoli 4-2 Ajax. /Telegrafi/