Telegrafi

Notat e lojtarëve: Napoli 1-1 Roma, vlerësim i lartë për El Shaarawyn

Stephan El Shaarawy (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Napoli dhe Roma kanë luajtur baras në njërën prej ndeshjeve kryesore të javës së dhjetë në Serie A.

Duke qenë rezultati i barabartë, edhe nota mesatare e Partenopei (6.76) është e përafërt me atë të Giallorossëve (6.84).

Për paraqitje më të mirë në këtë takim është vlerësuar sulmuesi i Romës, njëherësh golashënuesi i vetëm i kryeqytetasve, Stephan El Shaarawy (8.2).

Lexo po ashtu Mertens ia mohon Romës fitoren në San Paolo

Edin Dzeko (6.3) dhe Davide Santon (6.3) janë lojtarët me vlerësimet më të ulëta te Roma.

Fabian Ruiz (7.9) ishte lojtari më i mirë i Napolit, teksa kanë zhgënjyer Lorenzo Insigne (6.0) dhe Arkadiusz Milik (6.0).

Mbrojtësi shqiptar i krahut, Elseid Hysaj, ka marrë notë relativisht të ulët (6.2) për paraqitjen e tij në këtë ndeshje.

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Napolit (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Romës (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/