Napoli dhe Roma kanë luajtur baras në njërën prej ndeshjeve kryesore të javës së dhjetë në Serie A.
Duke qenë rezultati i barabartë, edhe nota mesatare e Partenopei (6.76) është e përafërt me atë të Giallorossëve (6.84).
Për paraqitje më të mirë në këtë takim është vlerësuar sulmuesi i Romës, njëherësh golashënuesi i vetëm i kryeqytetasve, Stephan El Shaarawy (8.2).
Edin Dzeko (6.3) dhe Davide Santon (6.3) janë lojtarët me vlerësimet më të ulëta te Roma.
Fabian Ruiz (7.9) ishte lojtari më i mirë i Napolit, teksa kanë zhgënjyer Lorenzo Insigne (6.0) dhe Arkadiusz Milik (6.0).
Mbrojtësi shqiptar i krahut, Elseid Hysaj, ka marrë notë relativisht të ulët (6.2) për paraqitjen e tij në këtë ndeshje.
Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:
/Telegrafi/