Telegrafi

Notat e lojtarëve, Nantes 0-3 Juventus: Di Maria merr vlerësim maksimal

Juventusi ka shënuar fitore si mysafir ndaj Nantes me rezultat 3-0 në kuadër të ndeshjes play-off të Ligës së Evropës.

Angel Di Maria shkëlqeu dukshëm në këtë ndeshje, duke shënuar het-trik.

Argjentinasi për këtë paraqitje mori notën maksimale 10.

Pas tij vlerësim të lartë morën edhe Wojciech Szczesny (7.7) dhe Bremer (7.6).

Lojtari më i dobët në fushë ishte Nicolas Pallois (3.0) që u ndëshkua me karton të kuq.

Notat e lojtarëve të Nantes dhe Juventus

/Telegrafi/