Milani ka fituar 4-1 ndaj Monzas në kuadër të javës së 11-të në Serie A.
Golat për Rossonerët i shënuan Brahim Diaz me dy, Divock Origi dhe Rafael Leao, ndërsa për mysafirët shënoi Filippo Ranocchia.
Milani ishte ekip më i mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 7.06, me Monzan që u vlerësua me 6.50.
Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë përballje ishte Diaz që shënoi dy gola dhe mori notën 8.1.
Në anën tjetër, dështimi i kësaj sfide doli të ishte portieri Michele di Gregorio me vlerësimin 5.7.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:
/Telegrafi/