Milani ka dështuar t’i marrë tri pikë të plota në javën e tetë në Serie A pasi është ndalur nga Lecce në barazimin 2-2.
Golat për Rossonerët në këtë takim i shënuan Hakan Calhanouglu dhe Krzysztof Piatek,, dërsa për mysafirët shënuan Khouma Babacar dhe Marco Calderoni.
Milani ishte skuadër për një nuancë më e mirë, derisa mori notën 6.96, ndërsa Lecce u vlerësua me 6.66.
Lojtari më i mirë në këtë takim ishte mesfushori turk që realizoi një gol dhe asistioi te tjerit, duke marrë notën 9.5.
Në anën tjetër, sulmuesi i Lecces, Filippo Falco, ishte më i dobëti në këtë takim, gjersa mori vlerësimin 6.1.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë:
/Telegrafi/