Milani është mposhtur me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 22-të në Serie A nga Spezia.
Golat për mysafirët i shënuan Kevin Agudelo dhe Emmanuel Gyasi, ndërsa për Rossonerët realizoi Rafael Leao.
Spezia ishte skuadër më e mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 6.99, me Milanin që u vlerësua me 6.87.
Leao ishte lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë takim, duke u notua me 8.6.
Në anën tjetër, dështimi i kësaj përballje doli të ishte Pierre Kalulu, me vlerësimin 6.0.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave: