Telegrafi

Notat e lojtarëve: Milan 1-2 Napoli, Giroud më i vlerësuari

(Foto: Twitter/AC Milan)

Napoli nënshtroi Milanin në San Siro për të marrë primatin në tabelën e Serie A.

Si skuadra fituese, Partenopei kanë marrë notë mesatare pakëz më të lartë në raport me Rossonerët.

Edhe pse ndodhej në ekipin humbës, golashënuesi Olivier Giroud është vlerësuar me notën më të lartë falë angazhimit të tij të madh.

Lexo po ashtu Napoli merr fitoren ndaj Milanit dhe kryeson kampionatin

Vlerësim të ulët ka marrë portieri vendas, Mike Maignan dhe sulmuesi në anën tjetër, Giacomo Raspadori.

SofaScore e ka bërë vlerësimin e plotë të lojtarëve të të dyja skuadrave në ndeshjen Milan 1-2 Napoli. /Telegrafi/