Site icon Telegrafi

Notat e lojtarëve: Milan 1-0 Sampdoria, Bonaventura dhe Calhanoglu më të mirët në fushë

8 fitore, 4 barazime - Milani 12 ndeshje pa humbje, Foto: Getty Images

Vetëm një gol u shënua në ndeshjen ndërmjet Milanit dhe Sampdorias në San Siro për triumfin e skuadrës vendase.

Nota mesatare e skuadrës së Rossonerëve në këtë takim ishte 7.05, kurse mysafirët janë vlerësuar me notë mesatare prej 6.35.

Golashënuesi Giacomo Bonaventura (8.7), si dhe Hakan Calhanoglu (8.6) e Davide Calabria (7.9), ishin lojtarët me paraqitjen më të mirë te Milani.

Lexo po ashtu Vazhdon seria pozitive e Milanit, fiton ndaj Sampdorias

Ricardo Rodriguez, i cili dështoi të shënonte nga pika e bardhë, është vlerësuar me notën më të ulët te ekipi vendas (5.9).

Portieri Emiliano Viviano, i cili e priti një penalti dhe bëri disa intervenime të mrekullueshme, ka marrë notën më të lartë (8.2) te Sampdoria.

Lojtari që e shkaktoi penalltinë, Nicola Murru, ka marrë notën më të ulët te mysafirët, por edhe në ndeshje (5.5).

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Milanit (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Sampdorias (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/

Exit mobile version