Kosova është eliminuar në gjysmëfinale të play-offit të Ligës së Kombeve, pasi është mposhtur si mysafir i Maqedonisë së Veriut me rezultat 2-1.
Golat për shtetin fqinj i shënuan, Benjamin Kololli (auto-gol) dhe Darko Velkovski, gjersa për ne realizoi Florent Hadërgjonaj me një super gol.
Sipas WhoScored, Maqedonia e Veriut ishte për një nuancë më e mirë se ne, duke marrë notën e përgjithshme 6.76, me Përfaqësuesen e Kosovës që u vlerësua 6.48.
Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë takim ishte Velkovski që shënoi gol dhe mori notën 8.4.
Në anën tjetër, ata që nuk ishin në natën e tyre ishin Kololli që shënoi auto-gol dhe Mërgim Vojvoda me vlerësimin 5.8.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:
/Telegrafi/