Telegrafi

Notat e lojtarëve: Manchester United 2-1 Villarreal, vlerësohen De Gea dhe mbrojtja nikoqire

(Foto: Twitter/Manchester United)

Manchester Unitedi është rikthyer nga disavantazhi për ta mposhtur Villarrealin në ndeshjen e raundit të dytë të fazës grupore në Ligën e Kampionëve.

Angazhimi më i madh në përpjekjen për të fituar dhe triumfi në fund, kanë bërë që Djajtë e Kuqë të marrin notë mesatare më të lartë se nëndetësja e Verdhë.

Portieri David de Gea (7.8) ka marrë notën më të lartë, ndërsa e gjithë faza defensive e vendasve ka marrë vlerësim të lartë.

Lexo po ashtu Ronaldo është aty për t’ia siguruar fitoren Unitedit ndaj Villarrealit

Por, edhe Cristiano Ronaldo (7.4) ka marrë vlerësim të mirë, meqë ishte vendimtar në triumfin e ekipit anglez.

Sa i përket lojës, edhe lojtarët e skuadrës spanjolle kanë marrë vlerësim të mirë, ndërsa notat më të ulëta kanë shkuar për Jadon Sancho (6.4) dhe Alberto Moreno (6.4).

Në vijim është vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave në ndeshjen Manchester United 2-1 Villarreal, i zgjedhur nga SofaScore. /Telegrafi/