Site icon Telegrafi

Notat e lojtarëve: Manchester United 1-0 Young Boys, Fellaini lojtar i ndeshjes

Marouane Fellaini (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Manchester Unitedi siguroi kualifikimin në 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve pas fitores ndaj Young Boys.

Paraqitja e vendasve është vlerësuar pakëz më e mirë (6.94), në krahasim me atë të mysafirëve (6.50).

Natyrisht se notën më të lartë në këtë takim e ka marrë golashënuesi i vetëm Marouane Fellaini (8.0).

Lexo po ashtu Unitedi fiton në fund ndaj Young Boys dhe siguron kualifikimin

Mbrojtësit e Djajve të Kuq janë vlerësuar me nota të lartë, përveç Antonio Valencia (6.2), i cili ka marrë notën më të ulët te vendasit.

Me notën më të ulët në këtë sfidë është vlerësuar Roger Assale (5.6), derisa paraqitjen më të mirë të mysafirët e ka pasur qendërmbrojtësi Mohamed Ali Camara (7.3).

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Manchester Unitedit (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Young Boys (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/

Exit mobile version