Telegrafi

Notat e lojtarëve: Manchester United 1-0 Leicester City, Rashford me vlerësimin më të lartë

(Foto: Mark Thompson/Getty Images/Guliver)

Ka mjaftuar një gol që Manchester Unitedi të arkëtojë pikë të plota përballë Leicester Cityt në Old Trafford.

Nota mesatare e Djajve të Kuq është lehtësisht më e lartë (6.91), në krahasim me atë të ekipit kundërshtar (6.48).

Golashënuesi i vetëm, Marcus Rashford (7.8) e ka vlerësimin më të lartë në ndeshje, i ndjekur nga Harry Maguire (7.6), ndërsa notë të lartë ka edhe David de Gea (7.2).

Lexo po ashtu Fitore minimale e Unitedit, mposht Leicesterin në Old Trafford

Caglar Soyuncu ka marrë notën më të ulët (5.8), derisa portieri Kasper Schmeichel ka marrë vlerësimin më të lartë (6.9) te ekipi i tij.

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Manchester Unitedit (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Leicester Cityt (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/