Nga një gol për secilën skuadër u shënua në takimin e xhiros së pestë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve, ndërmjet Manchester Cityt dhe Shakhtar Donetskut, që u zhvillua në Etihad Stadium.
Derisa rezultati ishte i barabartë, edhe nota mesatare e vendasve (6.92) është e përafërt me atë të mysafirëve (6.82).
Mesfushori i Cityt, Rodrigo (8.0) ka marrë notën më të lartë në këtë takim, i ndjekur nga Gabriel Jesus (7.9) që dhuroi një asistim.
Nga ana tjetër, ka zhgënjyer portieri i vendasve, Ederson, i cili e ka marrë notën më të ulët në këtë sfidë (5.6).
Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:
/Telegrafi/