Manchester City ka pësuar humbje nga Wolverhampton Wanderers në ndeshjen e javës së tetë në Ligën Premier.
Paraqitja e vendasve ishte më e dobët, prandaj nota mesatare e tyre (6.35) është më e ulët në raport me atë të mysafirëve (7.18).
Golashënuesi i dyfishtë, Adama Traore (9.3), ka marrë notën më të lartë në këtë takim i ndjekur, nga Raul Jimez (8.3), i cili ishte vazhdimisht i rrezikshëm dhe asistoi në golin e parë.
Nota më e ulët ka shkuar për portierin e Cityt, Ederson (5.3), ndërsa në përgjithësi lojtarët vendas kanë marrë nota të ulëta.
Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:
/Telegrafi/