Telegrafi

Notat e lojtarëve: Man Utd 3-0 Nottingham, veçohet paraqitja e Casemiros

(Foto: Twitter/Manchester United/Getty)

Manchester Unitedi ishte bindës në triumfin ndaj Nottingham Forestit në sfidën e xhiros së 17-të në Ligën Premier.

Në takimin e zhvilluar në Old Trafford, nikoqirët e dominuan takimin, ashtu që kanë marrë notë mesatare dukshëm më të lartë se ekipi vizitor.

Duke e diktuar tempin e lojës dhe duke qenë asistues në golin e fundit, Casemiro ka marrë vlerësim të lartë, i ndjekur nga golashënuesi dhe asistuesi Marcus Rashford.

Antony nuk kishte një mbrëmje të mirë, andaj u zëvendësua në pjesën e dytë. Derisa edhe faza e sulmit e ekipit mysafir nuk ishte në krye të detyrës.

Në vijim është vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave në ndeshjen Manchester United 3-0 Nottingham Forest. /Telegrafi/