Telegrafi

Notat e lojtarëve, Man Utd 0-3 Liverpool: Salah ndeshje pothuajse perfekte

Liverpooli e ka nënshtruar Manchester Unitedin në “Old Traford’ në derbin e javës së tretë të Ligës Premier, duke e mposhtur me rezultat 3-0. 

Luiz Diaz shënoi dy herë, ndërsa një gol e shtoi Mohamed Salah në këtë fitore të Reds. 

Egjiptiani asistoi edhe në dy golat e parë të shënuar nga Diaz, duke qenë protagonist absolut dhe duke u vlerësua me notën 9.5 nga Sofasore. 

Pas tij me vlerësim vjen Diaz me notën 8.0 dhe Alisson me notën 7.7, pas disa pritjeve të bukura. 

Dyshja Van Dijk (7.5) dhe Ibrahima Konate (7.4), po ashtu kishin paraqitje të mirë. 

Te Manchester United lojtari me notën me të ulët ishte Joshua Zirkee me vlerësim prej 5.6. 

Notat e lojtarëve të Man Utd dhe Liverpool 

/Telegrafi/